Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali po pret ofertat për Balen e Iscon

Krerët e Real Madridit janë në pritje të ofertave për sulmuesin Gareth Bale dhe mesfushorin Isco, kanë njoftuar të hënën mediumet spanjolle. Bale dhe Isco nuk bëjnë pjesë në planet e klubit dhe te Reali po shpresojnë që të përfitojnë nga shitja e tyre gjatë afatit kalimtar të janarit.

Për Balen, Reali po kërkon rreth 20 milionë euro ndërsa për Iscon pesë milionë më pak, 15 sosh. Bale këtë edicion ka vetëm tre paraqitje në La Liga ku ka shënuar vetëm një gol ndërsa Isco ka regjistruar shtatë ndeshje dhe po ashtu ka një gol të realizuar.

Si Bale ashtu edhe Isco, kanë kontrata me Realin deri në fund të këtij sezoni.

Artikuj të ngjashëm