Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali po e monitoron futbollistin e Galatasarayt

Sacha Boey

Real Madridi po e përcjell nga afër futbollistin e Galatasarayt, Sacha Boey.

Boey është futbollist i krahut të djathtë dhe aktualisht është bashkëlojtar me reprezentuesin e Kosovës, Milot Rashicën.

Francezi është zhvilluar në ekipe të futbollit francez, para se të kalonte te klubi i madh i Turqisë.

Ai është kthyer në një prej lojtarëve më të mirë në gjithë Evropën.

Si rezultat i paraqitjeve të mira, ai ka marrë vëmendjen edhe nga klubi më i madh spanjoll.

Për 23-vjeçarin që në 13 paraqitje në këtë edicion ka një asistim, interesim kanë shprehur edhe Liverpooli dhe Crystal Palace.