Forma e dobët e Real Madridit në ligë po përcillet edhe në vitin 2019, pasi në dy ndeshjet e para të këtij viti ka marrë vetëm një pikë.
Në Santiago Bernabeu sonte u mposht me rezultat prej 0-2 nga Real Sociedadi, transmeton Koha.net.
Willian Jose shënoi në minutën e tretë të takimit për epërsinë e parë të Sociedadit.
Në minutën e 61 Reali mbeti me një lojtar më pak në fushë kur Lucas u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Në vazhdim mysafirët arritën të shënojnë edhe njëherë. Ishte Pardo që shënoi golin e dytë të takimit në minutën e 83.
Reali në vendin e pestë ka 30 pikë, derisa Sociedadi me 22 pikë mban vendin e 11.