Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali përfundon sezonin me barazim

Real Madridi ka përfunduar sezonin në La Liga me barazimin 2 me 2 me Villarrealin.

“Mbretërit” në pjesën e parë ishin në epërsi me golat e realizuara nga Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldo, por kjo epërsi u shkri nga vendasit në pjesën e dytë.

Martinez dhe Castillejo realizuan dy golat për barazimin e vendasve.

Reali këtë sezon e mbyll në pozitën e tretë me 76 pikë.

Artikuj të ngjashëm