Real Madridi do ta ketë një mungesë tjetër të rëndësishme për ndeshjen derbi ndaj Atletico Madridit, që e luan këtë vikend.
Dueli mes Atleticos dhe Realit do të zhvillohet të dielën mbrëma dhe i takon xhiros së pestë të La Ligas.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë këtë ndeshje, Reali do të jetë pa mbrojtësin e krahut të djathtë, Dani Carvajal, i cili ka pësuar lëndim të martën dhe nuk do të jetë në gjendje të luajë as në Champions kundër Union Berlinit. Ai ka lënduar muskulin e këmbës dhe do të jetë i detyruar të pauzojë të paktën për 10 ditë.
Carvajal ishte i padiskutueshëm te Reali në pesë ndeshjet e para të këtij edicioni në kampionat, ku ekipi i trajnerit, Carlo Ancelotti, ka regjistruar po aq fitore dhe i prin tabelës me pikë maksimale.