Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali pa Balen e Hazardin ndaj Sheriffit

Gareth Bale dhe Eden Hazard nuk janë përfshirë në listën e futbollistëve, në të cilët trajneri Carlo Ancelotti llogarit për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Sheriff Tiraspolit.

Në njoftimin e Real Madridit, thuhet se Bale e Hazard janë lënë jashtë këtij dueli për çështje shëndetësore. Të dy, i munguan Realit edhe në ndeshjen kampionale kundër Grandas, të cilën e fitoi 4:1 të dielën në kuadër të La Ligas.

Ndeshja mes Sheriffit dhe Realit, zhvillohet të mërkurën prej orës 21:00 dhe i takon Grupit D të Championsit. Me fitore eventuale, Real Madridi do ta sigurojë kalimin në fazën e nokautit.

Aktualisht, Reali është lider i grupit me nëntë pikë, dy më shumë se Interi që renditet i dyti, ndërsa Sheriffi zë vendin e tretë me gjashtë pikë të mbledhura. Në ndeshjen e parë të luajtur në “Santiago Bernabeu”, Sheriffi e pati befasuar Realin duke e mposhtur me rezultatin 2:1.

Artikuj të ngjashëm