Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali ofron 91 milionë euro për yllin e Juventusit

Raportohet se Real Madridi po përgatit një ofertë prej 91 milionë euro për yllin e Juventusit, Miralem Pjaniq.

Don Balon raporton se “Los Blancos” do të tentojnë ta transferojnë mesfushorin boshnjak pas humbjes që pësoi mbrëmë nga Atletico Madridi në Super Kupën e UEFA-së, transmeton Koha.net.

Megjithatë, raportohet se Juventusi nuk do të lejojë largimin e boshnjakut nën 100 milionë euro.