Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali ofron 100 milionë funte për Hazardin

Real Madridi raportohet se është duke përgatitur një ofertë prej 100 milionë funteve për transferimin e anësorit të Chelseat, Eden Hazard.

Gazeta britanike “Metro” raporton se belgu ka filluar të mësojë spanjishten dhe se po i pëlqen ideja që të punojë me menaxherin Zinedine Zidane.

Chelsea ka përgatitur kontratën e re për Hazardin, por belgu është duke u përgatitur për kalimin në Bernabeu.