Skuadra e Real Madridit është futur në garë për shërbimet e qendërmbrojtësit portugez Ruben Dias.
Lajmi është bërë i ditur të mërkurën nga e përditshmja spanjolle "AS", transmeton Koha Ditore.
Mësohet se Reali tashmë ka kontaktuar Benfican, duke i bërë më dije se është i gatshëm të paguajë 60 milionë euro dëmshpërblim për kartonin e mbrojtësit Dias.
22-vjeçari, pëlqehet shumë nga trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane që e sheh si përforcim të duhur për repartin e mbrojtjes.
Dias është reprezentues i Portugalisë dhe ka kontratë me Benfican deri në vitin 2023. Në edicionin e fundit, Dias pati 55 paraqitje në të gjitha garat dhe realizoi katër gola.
Artikuj të ngjashëm