Real Madridi ka kaluar në finale të Botërorit për klube, duke e mposhtur me vështirësi ekipin e Al Jaziras me rezultat 2 me 1.
“Mbretërit” e Europës përkundër dominimit që patën në pjesën e parë, u befasuan në minutën e 41 kur realizoi për kampionin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Romarinho, djali i legjendës braziliane, Romario.
Ekipi arab u thye në pjesën e dytë kur Cristiano Ronaldo realizoi në minutën e 51, duke u bërë lojtari me më së shumti gola të realizuar në Botërorin e klubeve.
Golin e fitores në gjysmëfinale e shënoi Gareth Bale në minutën e 81. Uellsiani këtë gol e realizoi pak sekonda pasi u inkuadrua në lojë si zëvendësues.
Real Madridi të shtunën në finale do të përballet me ekipin brazilian Gremio.