Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali ndalet me barazim, minus 16 pikë prej Barcelonës

Reali ka nisur vitin në La Ligë me një barazim 2 me 2 si mysafir i Celta Vigos.

Daniel Wass kaloi Celtan në epërsi në minutën e 33-të, ndërsa për pesë minuta Reali u kthye në lojë me Gareth Balen që shënoi dy gola, në minutat 36 dhe 38.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në pjesën e dytë Maximiliano Gomez Gonzales shënoi për 2 me 2 dhe rezultatin përfundimtar.

Në tabelën e La Ligas, Reali pas 18 xhirosh mbetet në pozitën e katërt me 32 pikë. Edhe pse ka një ndeshje më pak të luajtur, Reali është 16 pikë më pak se lideri, rivali i përbetuar Barcelona, që prin me 48 pikë. Në pozitën e dytë është Atletico me 39 pikë, ndërsa në të tretën Valencia me 37.