Skuadra e Real Madridit ka bërë gati një ofertë joshëse për Napolin, pasi po insiston në transferimin e qendërmbrojtësit senegalez, Kalidou Koulibaly, në fund të këtij edicioni, ka raportuar “Marca”.
Mësohet se Reali për Koulibalyn po ofron kartonin e mesfushorit Luka Modriq plus 50 milionë euro dëmshpërblim për të bindur Napolin për ta lënë të lirë qendërmbrojtësin 28-vjeçar, transmeton Koha Ditore.
Napoli po kërkon të paktën 100 milionë euro. Koulibaly pëlqehet shumë nga trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, që e sheh si përforcim të duhur për repartin defensiv për edicionin e ardhshëm.
Koulibaly ka kontratë me Napolin deri në vitin 2023 dhe këtë edicion ka regjistruar 19 paraqitje në të gjitha ndeshjet. Ai është kapiten i Përfaqësueses së Senegalit.