Real Madridi me çdo kusht e dëshiron në ekip yllin e Bayern Munichut, David Alaba.
Madrilenët mund ta transferojnë në verë si transferim të lirë, mbrojtësin e krahut të majtë që luan edhe si qendërmbrojtës, shkruan “Marca”. Bëhet e ditur se Alaba nuk do ta nënshkruajë kontratën e re me kampionin evropian dhe do të jetë lojtar i lirë në verë.
Nga deklaratat e mëparshme, ai ka shprehur dëshirën që një ditë të jetë pjesë e Real Madridit. Alaba është i lindur në Vienna, ndërsa ka qenë pjesë e të rinjve të Bayernit që nga mosha 16-vjeçare pasi u mor nga Rapid Vienna. Gjithë karrierën profesionale e ka kaluar në Bayern dhe është afër 400 paraqitjeve me ekipin e parë. Në edicionin e ri ka luajtur në 10 lojë dhe ka një gol të shënuar e një asistim.