Real Madridi më në fund ka shijuar një fitore në La Ligë. Pas dy humbjeve dhe një barazimi në tri ndeshjet e fundit, Reali ka mposhtur 7 me 1 Deportivo La Corunan në kuadër të xhiros së 20-të.
Gareth Bale, Cristiano Ronaldo dhe Nacho realizuan nga dy gola, ndërsa një herë shënoi Luka Modriq. Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Adrian, i cili realizoi i pari në ndeshje.
Në tabelën e La Ligas, pas 19 ndeshjeve Reali është i katërti me vetëm 35 pikë. Lider në tabelë mbetet Barcelona që me po aq ndeshje ka 51 pikë. Në pozitat dy dhe tre janë Atletico Madrid dhe Valencia me 43, respektivisht 40 pikë, me nga 20 ndeshje të zhvilluara.