Xhiroja e 24-t në La Liga dhuron dy ndeshje derbi, teksa Real Madridit do të duhet t’i pushojë disa prej lojtarëve kryesorë para një dueli shumë të vështirë.
Madrilenët në javën tjetër do të luajnë në udhëtim te Paris Saint-Germaini në Ligën e Kampionëve, por fillimisht duhet ta përfundojë duelin e vështirë te Villarreali, që po ashtu luan në Ligën e Kampionëve javën tjetër.
Karim Benzema është kthyer në formën më të mirë fizike pasi mungoi në dy takimet e fundit shkaku i zgjatjes së muskulit. Megjithatë, trajneri Carlo Ancelotti mund të mos e rrezikojë në ballafaqimin e së shtunës që nis në orën 16:15, pasi Benzema është shumë i rëndësishëm për skuadrën.
Mungesë te Real Madridi në dy takimet e fundit kanë qenë edhe Eden Hazard, Gareth Bale e Luka Joviq.
Atletico Madridi e mposhti Valencian në një duel të vështirë para dy xhirosh, por u mposht nga Barcelona në “Camp Nou” vikendin e kaluar.
Edhe
Reali e Atletico luajnë në derbin e Madridit
Mbrojtja e Atleticos nuk është më ajo që ishte në sezonet e kaluara dhe trajneri Diego Simeone është përballur me kritika të shumta, pasi nuk po mund ta gjejë formulën e rikthimit të formës.
Getafe e viziton stadiumin “Wanda Metropolitano” për t’u përballur me Atleticon. Që nga ardhja e trajnerit Quique Sanchez Flores, Getafe ka pësuar vetëm një disfatë në 10 ndeshjet e fundit në La Liga.
Takimi Atletico Madrid – Getafe zhvillohet të shtunën në orën 21:00.
Ndërkohë, Barcelona do të ketë një tjetër test për përmirësimin e formës të dielën në orën 21:00. Luan në udhëtim te rivali, Espnayoli.
“Derbi Barceloni” dhuron gjithmonë ndeshje interesante. Hera e fundit kur këto skuadra ishin takuar në këtë stadium ishte janari i vitit 2020. Ndeshja ishte mbyllur baras, 2:2. Për shkak të këtij rezultati ishte shkarkuar trajneri Ernesto Valverde.
Që nga ajo kohë ka pasur shumë zhvillime. Pandemia e koronavirusit, rënia nga liga e Espanyolit, e më pas promovimi i serishëm në La Liga.
Edhe
Ndeshje e vështirë për Barcelonën në La Liga
Espanyoli ka pasur tri disfata e një barazim nga katër ndeshjet e fundit në ligë dhe ka rrëshqitur në vendin e 13-të në La Liga me 27 pikë. Barcelona është e katërta me 38 pikë nga 22 ndeshje. Lider është Real Madridi me 53 pikë, me një ndeshje më shumë të zhvilluar.
Derbin e parë të këtij sezoni, skuadra e Barcelonës që tani drejtohet nga Xavi Hernandez, e kishte fituar me rezultatin 1:0. Fakt interesant është se Barcelona është skuadra e dytë më e mirë në ligë, qëkur Xavi e mori drejtimin e skuadrës “blaugrana”. Në 10-të ndeshjet e para në La Liga si trajner, Xavi ka gjashtë fitore, tri barazime dhe një disfatë. Ka marrë 21 pikë nga 30 të mundshme.