Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali luan në fushën ku ende nuk ka shijuar fitoren

Për stinorin e dytë rresht, faza e grupeve të Ligës së Kampionëve vë përballë Borussia Dortmundin e Real Madridin dhe historia tregon se kampioni në fuqi i kësaj gare, Reali, mund të ketë natë të vështirë të martën mbrëma në Gjermani.

Real Madridi kurrë nuk ka fituar në Dortmund dhe me gjithë suksesin së fundi, historikisht skuadra madrilene ka pasur probleme në ndeshjet në udhëtim ndaj ekipeve të Bundesligës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kampioni i dy edicioneve të fundit të Ligës së Kampionëve, Real Madridi ka nisur mirë këtë stinor, duke fituar 3:0 në xhiron e parë në Grupin H dhe e ka marrë primatin në grup.

Dortmundi ndërkohë në xhiron e parë pësoi 3:1 në udhëtim ndaj Tottenhamit dhe një rezultat pozitiv ndaj Realit është më se i nevojshëm për të mos humbur më tepër hapin...(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.