Real Madridi është skuadra më e suksesshme në garën më të rëndësishme evropiane. Por, Borussia Dortmundi nuk është skuadër e panjohur në skenën Champions.
Për Dortmundin finalja e së shtunës mbrëma në “Wembley” do të jetë e gjashta evropiane.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHera e fundit kur Dortmundi u mposht në një finale të Ligës së Kampionëve ishte po në “Wembley” në vitin 2013.
Në atë finale, Dortmundi ishte mposhtur nga Bayern Munichu me rezultatin 2:1.
Dortmundi e kishte mposhtur Juventusin në Munih 3:1, dhe u bë kampion i Evropës në vitin 1997.
Kupën e Fituesve të Kupave, Dortmundi e kishte fituar në vitin 1966.
Dy finalet tjera evropiane në të cilat ishte i përfshirë Dortmundi, kanë qenë në Kupën e UEFA-s, në vitin 1993 dhe 2002.
Në të dyja rastet ishte mposhtur.