Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali kompletohet para finales me Juventusin

Zinedine Zidane ka marrë një lajm të mirë, para finales së Ligës së Kampionëve.

Ndonëse ka më shumë se dy javë deri në finalen e këtij edicioni të Ligës së Kampionëve, Real Madridi është afër që ta kompletojë skuadrën për ndeshjen kryesore të sezonit.

Dyshimet e vetme që kanë qenë deri më tani, mbrojtësi Dani Carvajal dhe sulmuesi Gareth Bale, janë duke shkuar drejt rikuperimit për ndeshjen e 3 qershorit përballë Juventusit, transmeton KP.

Padyshim se prania e këtyre dy futbollistëve në finale do të jetë një avantazh i madh për ‘Los Blancos’, që po synojnë ta mbrojnë titullin e fituar një vit më parë.

Artikuj të ngjashëm