Real Madridi është skuadra e dytë nga Madridi që eliminohet nga Kupa e Mbretit.
Skuadra më e suksesshme evropiane dhe kampioni në fuqi i La Ligës, pësoi disfatë befasuese në 1/16 e finales në Kupë nga ekipi i vogël, CD Alcoyano.
Reali ishte në epërsi me golin e Eder Militaos që shënoi në minutën e 45.
Dy golat për CD Alcoyanon i realizuan Solbes (80’) dhe Juanan (115’).