Sport

Reali e Barça me ndeshje të lehta në javën e nëntë në ligë

Mallorca dhe Real Madridi do të takohen pas shtatë vitesh sërish në La Liga.

Vizita e fundit e “Mbretërve” ishte në vitin 2012, ku fituan me rezultat bindës, 5:0.

Madrilenët po kalojnë momente të mira në kampionat, duke qenë lider me 18 pikë, dy më shumë se rivali i përbetuar Barcelona që ka 16, transmeton KTV.

Për dallim me Realin, ekipi i Mallorcas pozicionohet në vendin e 18-të dhe ka shtatë pikë të tubuara.

Në formë fantastike te ‘Mbretërit’ po kalon sulmuesi Karim Benzema, me gjashtë gola të shënuara sa ka i gjithë ekipi i shënuar të Mallorcas.

Kampionia Barcelona pas fitores së thellë ndaj Sevillas, do të kërkojë fitoren e radhës në ligë ndaj Eibarit të papërshtatshëm.

Për këtë ndeshje, nga minuta e parë do të jete kapiteni Lionel Messi.

Takimi i fundit në ligë ndërmjet këtyre dy ekipeve kishte përfunduar baras 2:2.

Ndeshje interesante do të luhet në “Wanda Metropolitano”.

Atletico Madridi do të jetë nikoqir Valencias.

Madrilenët do të kërkojnë fitore për të mbajtur hapin me të dy ekipet e tjera në luftë për titull të kampionit.