Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali, Barça e Juve ndihen të kërcënuar nga UEFA

Real Madridi, Barcelona dhe Juventusi kanë mbrojtur planet e tyre për Superligën e Evropës përballë atyre që i kanë cilësuar “kërcënime” nga UEFA.

Këto janë tri klubet e vetme që kanë mbetur pro projektit për ESL, nga 12 klube sa ishin në fillim. Ato pritet të përballen me masa disiplinore nga institucioni më i lartë i futbollit në Evropë.

Nëntë klubet tjera kanë marrë gjoba.

“Klubet themeluese kanë vuajtur”, kanë thënë një njoftim, Reali, Barça e Juve.

Tri klubet kanë thënë se po përballen me presion të papranueshëm dhe kërcënime për të bojkotuar projektin.

Edhe Superliga Evropiane zyrtarisht projekt i vdekur Futboll 5 muaj më parë Superliga Evropiane zyrtarisht projekt i vdekur

ESL ishte njoftuar më 18 prill, por pas vetëm 48 orësh dështoi si projekt, me klubet angleze që u tërhoqën pas protestave të fansave dhe Qeverisë së Britanisë.