Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Real Madridi përgatit ofertën për Marquinhos

Zinedine Zidane dëshiron të transferojë një mbrojtës qendror në janar.

Pas startit të dobët të sezonit, skuadra spanjolle dëshiron ta forcojë mbrojtjen dhe e cilëson brazilianin e PSG-së, Marquinhos, si partnerin ideal për Sergio Ramos, transmeton ksp.

Lëndimet e vazhdueshme të Raphael Varane, dhe forma jo e mirë e Nachos dhe Jesus Vallejos, kanë bërë që Zidane të jetë serioz në transferimin e një mbrojtësi në janar.

Edhe pse transferimi i 23 vjeçarit mund të jetë i vështirë për shkak se ai është një nga lojtarët kryesorë të skuadrës franceze, “Los Blancos” janë të gatshëm të ofrojnë 70 milionë funte për shërbimet e tij.

Artikuj të ngjashëm