Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Real Madridi nuk heq dorë nga Erikseni

Foto: Reuters

Real Madridi nuk ka hequr dorë nga Cristian Erikseni i Tottenhamit.

Madje, madrilenët kërkojnë ta transferojë mesfushorin danez në afatin kalimtar të janarit. Erkisenit, kontrata me klubin nga Londra i skadon në fund të sezonit dhe ka refuzuar ta vazhdojë, duke kërkuar largimin.

Këtë situatë është duke u munduar ta shfrytëzoi Real Madridi, klub që është duke e kërkuar Eriskenin që një kohë të gjatë, transmeton KTV.

Raportohet se Reali është i gatshëm ta shesë Iscon për 50 milionë euro dhe në vend të tij ta transferojë 27-vjeçarin.

Erikseni është pjesë e Tottenhamit që nga viti 2013, kur ishte transferuar nga Ajaxi për 13.5 milionë euro.