Real Madridi ka thënë se raportimet se klubi po mendon ta lë La Ligën për Premier Leaguen janë “absolutisht false, absurde dhe të pamundshme”.
Të shtunën, gazeta spanjolle “Mundo Deportivo” ka thënë se Reali është duke e “shqyrtuar për disa javë” mundësinë që të largohet nga elita e futbollit spanjoll.
Është thënë se presidenti Florentino Perez e ka favorizuar Premier Leaguen si opsion, por është shikuar si mundësi edhe Serie A dhe Bundesliga.
Reali i ka mohuar të gjitha këto raportime.
Ka thënë se informacionet e tilla kanë për qëllim “shqetësimin edhe një herë tjetër të klubit siç po ndodh thuajse ditë për ditë”.
Artikuj të ngjashëm