Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Real Madridi mendon ta mbajë Jamesin

Real Madridi ka ndryshuar mendje dhe e ka ndërmend ta mbajë futbollistin ofensiv kolumbian, James Rodriguez, bëri të ditur gazeta "AS" të hënën.

Humbja 7:3 në miqësore nga rivalja e qytetit Atletico Madridi dhe lëndimi serioz i Marco Asensios, ka shtyrë presidentin e Realit, Florentino Perez, që të vendosë ta mbajë Rodriguezin 28-vjeçar, me gjithë insistimin e trajnerit Zinedine Zidane që ta shesë kolumbianin.

Rodriguez është kthyer të hënën në stërvitje të Real Madridit për herë të parë pas 787 ditëve, pas huazimit dyvjeçar te Bayern Muencheni.

Atletico Madridi e Napoli kanë insistuar për transferimin e yllit kolumbian, mirëpo Reali nuk mendon ta shesë atë tash.