Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Real Madridi hap mbrapa për titull, barazon me Betisin

Real Madridi ka barazuar pa gola me Betisin, duke bërë hap mbrapa në garën për titull, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 32-të në La Liga.

Skuadra e Zinedine Zidane nuk arriti të shfrytëzonte rastet e shumta përgjatë 90 minutave, duke mos arritur të çante mbrojtjen e ngjeshur të mysafirëve.

Ky barazim e mban Realin në pozitën e dytë me 71 pikë, dy më pak se liderja Atletico që ka një ndeshje më pak. Barcelona në vendin e tretë ka 68 pikë por ka dy ndeshje më pak se Reali.

Betis ndërkohë në vendin e gjashtë tubon 50 pikë.

Artikuj të ngjashëm