Olivier Giroud e hodhi shishen e ujit dhe u duk shumë nervoz pasi u zëvendësua pak para pjesës së parë në finalen e Kupës së Botës.
Giroud dhe bashkëlojtari i tij, Ousmane Dembele, u zëvendësuan nga përzgjedhësi Didier Deschamps.
Giroudi vuante nga një lëndim në gju para ndeshjes, ndërsa Dembele nuk ishte në formën më të mirë në 40 minutat e para.
Randal Kolo Muani dhe Marcus Thuram hynë në lojë në vend të dyshes që la fushën, kurse Deschamps ndryshoi formacionin në 4-1-4-1.
Argjentina e Lionel Scalonit po fiton 2:0 pas 65 minutave lojë, me golat e Lionel Messit nga penalltia dhe Angel Di Marias.