Mallorca e ka shënuar të dielën fitoren e parë në vitin 2024 në La Liga. Fitoren 2:1 ndaj Rayoa Vallecanos ia solli Vedat Muriqi që shënoi në stilin e tij – me goditje me kokë. Golin e fitores, Muriqi e shënoi në kohën shtesë.
Rayo Vallecano po del të jetë rivali i pëlqyer i kosovarit.
Muriqi deri më tani ka pesë ndeshja ndaj Vallecanos, ndërsa në të gjitha ka shënuar gol. Mallorca në këto pesë ndeshje ka katër fitore e një barazim.
“Muriqi tashmë është kthyer”, ka shkruar Marca, të dielën mbrëma, në analizën për paraqitjen e kosovarit.