Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rashkaj: Kosova nuk duhet të shpresojë më në patriotizmin e lojtarëve

Ish-kapiteni i Kosovës, Anel Rashkaj ka thënë se Kosova nuk duhet më të shpresojë në patriozimin e lojtarëve. Ai i është referuar vendimit të Edvin Kurlushit, që vendosi të mos vazhdoj të luaj për Kosovën, por për Suedinë. Kurtlush ishte përfshirë te Kosova për katër ndeshjet e muajit të ardhshëm në kuadër të Ligës së Kombeve. Por mbrojtësi i Hammarbyt njoftoi se ka vendosur ta përfaqësoj Suedinë në të ardhmen. Rashkaj të dielën në emisionin “Sporti Total” të Kohavisionit ka thënë se është i befasuar me vendimin e Kurtulishit.

“Vendimi i Kurtulishit ka qenë befasues. Unë kam pasur kontakt me Edvinin në Halmstad, pasi ai ka luajtur me një ekip me mua. Para dy vjetësh e kam pyetur nëse është i interesuar të luaj për Kosovën. Evdini është nga Prizreni si unë dhe i kam thënë që shpresoj të përcillet nga ndonjë trajner. Ai bëri një sezon të mirë me Halmstadin dhe u transferua te Hammarby pastaj u ftua te Përfaqësuesja U21 e Kosovës. Luajti mirë dhe ishte kapiten, por në momentin e fundit zgjodhi Suedinë edhe pse u ftua nga Përfaqësuesja A e Kosovës.

VIDEO:

 
Biseda e Rashkajt me Kurtulushin

Biseda e Rashkajt me Kurtulushin

Posted by Sporti në KTV on Sunday, May 29, 2022

Rashkaj ka treguar edhe për bisedën që ka pasur me Kurtulushin pas një reagimi në rrjetet sociale.

“Pas reagimit tim më ka kontaktuar dhe kemi pasur një bisedë. Ai ka qenë i befasuar me reagimin tim dhe ka menduar se kam qenë i ashpër. Por, unë ia kam shpjeguar që është temë e ndjeshme te ne. Ai ka qenë pjesë e kombëtares dhe kapiten i U21 dhe kjo e bën më të ndjeshme situatën. Nëse një javë më herët thua se ndjej të luaj për Kosovën dhe pas një jave zgjedh një kombëtare tjetër është e habitshme. Ai ka qenë i drejt dhe më ka thënë se është më e mirë për karrierën e tij. Tash jemi në një fazë ku nuk mendoj se është koha të shpresojmë shumë në lojtarët që luajnë në klube të Evropës që luajnë për Kosovën nga aspekti patriotik apo dashurinë për vendin. Secili lojtar e shikon interesin personal dhe aty janë përzier edhe menaxherë të ndryshëm. Çdo njeri e sheh aspektin personal. Duhet ta ndërrojmë qasjen dhe të mos shpresojmë te lojtarët që kanë histori apo kanë prindërit nga Kosova. Duhet t’i afrojmë dhe t’i gjejmë më herët. Mos të presim shumë, pasi kur bëjnë sezon të mirë apo bëjnë moshën te U21, është vështirë të refuzohet nga shtete të forta, në rastin konkret Suedia. Duhet t’i gjejmë sa më herët, pasi është vështirë të vijnë të luajnë për Kosovën kur shpërthejnë”, është shprehur Rashkaj që me fanellën e Kosovës ka luajtur 14 ndeshje.

32-vjeçari u pensionua vitin e kaluar. Rashkaj ka folur edhe për ndeshjet e Ligës së Kombeve. Kosova është në Grupin 2 të Ligës C së bashku me Irlandën e veriut, Greqinë dhe Qipron.

Edhe Rashkaj, kapiteni ikonik i kohës kur Kosova nuk ishte opsion për shumë lojtarë Sport Rashkaj, kapiteni ikonik i kohës kur Kosova nuk ishte opsion për shumë lojtarë

“Kemi një grup solid, grup me përvojë. Greqia dhe Irlanda e Veriut kanë përvojë, ndërsa Qipro është një përfaqësuese solide. Nuk janë të lehta ndeshjet, por kemi kualitetin. Kemi gjasa të mira të marrim rezultat pozitiv nga të gjitha ndeshjet”, është shprehur Rashkaj. Ai luan te Orgryte, që garon në kategorinë e Dytë të Suedisë.

“Nuk na ka shkuar mirë fillimi i sezonit. Kemi luajtur dhjetë ndeshej dhe nuk jemi në pozitë të mirë. Kemi pushim dy javë dhe është jë pushim i mirëseardhur”, ka thënë Rashkaj.