Milot Rashica ka pasur paraqitje të madhe ndaj Irlandës së Veriut. Ai siguroi penallti dhe asistoi. Rashica ka vlerësuar lartë paraqitjen e Kosovës.
“Besoj që e nisëm lojën shumë më mirë se në ndeshjet e kaluara. E patëm posedimin, e mbajtëm topin gjatë. Bëmë disa kombinime të mira, arritëm të dalim shumë më shpejt në sulm, që na ka munguar në ndeshjet e kaluara. Dhe kemi shënuar gola nga aksione të bukura”, ka theksuar Rashica. Ai ka folur edhe për ndeshjen e së dielës ndaj Greqisë.
“Do të luajmë ndaj një kundërshtari shumë më të fortë dhe me stil krejt ndryshe. Por sonte kemi bërë gjëra shumë të mira dhe do të hyjmë për të fituar ndeshjen”, ka shtuar Rashica.