Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rashica shikon nga afër kryendeshjen e sezonit në Kosovë

Ylli kosovar i Werder Bremenit, Milot Rashica, është një prej emrave të njohur të futbollit që do të ndjekë nga afër kryendeshjen e këtij sezoni, mes Prishtinës dhe Dritës.

Rashica është i pranishëm në stadiumin “Shani Haxhiislami” për të parë nga afër përballjen që përcakton kampionin e ri të Kosovës.

Ai ka nisur karrierën në Kosovë, ndërsa më pas kishte depërtuar në Holandë e tash luan në Bundesligë.