Milot Rashica sërish tërhoqi vëmendjen dhe ishte vendimtar për ekipin e tij Werder Bremen – dhe këtë prapë nga stoli.
Anësori i Werder Bremenit hyri në fund të takimit në lojë, për të bërë ndryshimin dhe në sekondat e fundit shënoi nga gjuajtja e lirë për të mposhtur Eintracht Frankfurtin 1 me 2, transmeton kp.
Në gjuajtjen e lirë ai rrëfen se si kapiteni kërkoi prej tij gol pasi e mori përgjegjësinë për të ekzekutuar.
“Ishte pozicioni i duhur për të djathtën time. Kapiteni më tha se nëse do të gjuaj atëherë duhet që të shënoj, pasi që dua ta ekzekutoj gjuajtjen e lirë”, tha Rashica pas takimit. “Goli ishte për tifozët dhe për Pavlenkan. Ishte keq që e pashë atë të shtrirë. Kjo fitore na bën vërtet mirë”, përfundoi Rashica.