Futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, është inkuadruar nga banka e rezervistëve te Werder Bremeni, që barazoi 1:1 në shtëpi ndaj Nuernbergut, të dielën në kuadër të xhiros së tretë të Bundesligës.
Rashica 22-vjeçar, në këtë ndeshje u inkuadrua në minutën e 67-të. Për Rashicën kjo ishte paraqitja e tretë këtë edicion në Bundesligë, ku ka edhe një gol të shënuar e një asistim, shkruan sot “Koha Ditore”.
Me këtë barazim Werderi ka tubuar pesë pikë dhe zë pozitën e shtatë në tabelë.
Artikuj të ngjashëm