Mesfushori kosovar Milot Rashica do të debutojë menjëherë për Werder Bremenin në Bundesligë. Madje Rashica pritet të jetë titullar te Werderi në ndeshjen e rëndësishme në udhëtim ndaj Schalkes.
Është sajti i njohur "kicker.de" që ka shkruar të premten mbrëma se reprezentuesi i Kosovës do të luajë nga fillimi për Werderin në ndeshjen që luhet të shtunën (sot) nga ora 15:30.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoRashica të mërkurën ka kaluar nga Vitesse e Holandës te Werderi. Werderit të premten i është lënduar një lojtar i rëndësishëm i përbërjes bazë dhe kështu është krijuar edhe më shumë hapësirë për Rashicën që do të mbulojë pozitën e sulmuesit të krahut të djathtë.
Pas 20 xhirove, Werderi renditet i 16-ti me 17 pikë.