Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rashica me Beshiktashin pa telashe në 1/8 e Kupës

Milot Rashica ka luajtur pak minuta për Beshiktashin që fitoi thellë 4:0 ndaj Eyupsporit, në 1/16 e Kupës së Turqisë.

Rashica u inkuadrua në minutën e 78-të në ndeshjen që u zhvillua të martën.

Me fitoren e thellë, Beshiktashi siguroi kalimin në 1/8 e finales. Eyupspori garon në Kategorinë e Dytë të futbollit turk.