Milot Rashica është shprehur krenar për golin e parë të realizuar me fanellën e Werder Bremenit.
Ai shënoi të hënën ndaj Kolnit në fitoren 3 me 1.
“Çfarë ndeshje!! Akoma i elektrizuar. Stadium i mrekullueshëm, atmosferë e pabesueshme e fansave të Werderit, që na shtynë prej minutës së parë. Krenar që shënova golin e parë për këtë ekip të madh në ndeshjen time të parë në Weser-Stadium. Faleminderit të gjithëve”, ka shkruar ai në Facebook.