Milot Rashica ka arritur të hyjë në histori të klubit gjerman, Werder Bremen.
Sulmuesi anësor ishte protagonist në ndeshjen e Kupës ndaj Dortmundit duke shënuar një gol, transmeton KTV.
Ylli kosovar është futur në historinë e Werder Bremenit si i pari futbollist që ka arritur të shënojë gjashtë gola rresht në ndeshjet e Kupës.
“Çfarë mbrëmje. Çfarë lufte. Një mbrëmje me të vërtetë e madhe”, ka shkruar Rashica në profilin e tij në rrjete sociale.
Ndryshe, Rashica me golin e shënuar ndaj Dortmundit ka shkuar në kuotën e 10 golave dhe katër asistimeve në 19 ndeshje në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm