Milot Rashica i është gëzuar golit të dytë rresht me fanellën e Kosovës. Por ai tha se Kosova ka pasur raste për ta fituar ndeshjen miqësore ndaj Zvicrës.
Ndeshja Zvicër – Kosovë përfundoi me rezultat të barabartë, 1:1. Golin e epërsisë për Kosovën e shënoi Rashica në minutën e 52-të.
“Shpresoj të vazhdoj kështu. Zhvilluam ndeshje të mirë si ekip, patëm raste edhe për ta fituar lojën. Këto dy ndeshje kanë shërbyer për të parë se ku jemi. Këto dy ndeshje kanë qenë të mira, pasi kanë pasur rastin të luajnë shumica e lojtarëve. Por sigurisht se ndeshja kundër Zvicrës ka qenë më e vështirë dhe e kemi matur veten në këtë ndeshje të fortë para se të grumbullohemi në ndeshjet e qershorit”, ka thënë Rashica.