Milot Rashica u pushua në derbin e madh të Turqisë mes Galatasarayt dhe Fenerbahçes. Galatasaray fitoi 3:0 të dielën mbrëma dhe më pas festoi në stadiumin e tij titullin e kampionit që e siguroi një javë më parë. Pjesë e festës natytrisht ishte reprezentuesi i Kosovës.
Ai doli në skenë i shoqëruar me këngën për Kosovën të Shkurte Fejzës. Ka mbajtur flamurin kombëtar dhe flamurin shtetëror të Kosovës, ndërsa u shoqërua nga dy fëmijët e tij.
“Jam shumë i lumtur. Ne u bëmë kampionë. Derbin e fituam. Tifozët janë të lumtur kështu që edhe unë jam i lumtur. Çdo gjë është shumë e bukur”, ka thënë Rashica.