Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rashani kërkohet në MLS

Sulmuesi i krahut, Elbasan Rashani, mund të përfundojë në MLS të SHBA-së, pasi interesim për shërbimet e tij ka shprehur DC United.

Lajmi është bërë i ditur nga mediumet amerikane të enjten, sipas të cilave, DC United tashmë ka kontaktuar ekipin e Rashanit, Odds.

Te DC United e shohin Rashanin si përforcim të duhur për repartin e sulmit dhe te kjo skuadër ai mund të bëhet bashkëlojtar me Wayne Rooneyn.

26-vjeçari këtë edicion ka shënuar dy gola dhe ka bërë katër asistime në 15 ndeshje në Norvegji. Ka kontratë me ekipin Odds deri në fund të vitit 2020.

Ka luajtur edhe te Rosenborgu e Brondy dhe ka katër paraqitje me Kosovën. Interesim për të ka treguar edhe Fulhami.