Elbasan Rashani ka kontribuar me asistim në fitoren e Clermontit ndaj Troyesit me rezultatin 2:0. Kjo ndeshje u zhvillua të dielën dhe i ka takuar javës së 30-të të elitës së futbollit të Francës. Rashani asistoi në golin e dytë të realizuar në minutën e 30-të nga Johan Gastien.
Muhammed Cham shënoi golin e parë për ekipin francez. Ai shënoi në minutën e 27-të golin e parë. Rashani luajti deri në minutën e 80-të. Clermonti zë vendin e 11-të me 40 pikë.
Ndërkohë, baras 1:1 ka përfunduar ndeshje Reims – Brest. Për Reimsin nga minuta e 80-të luajti, Arbër Zeneli. Remsi ka 47 pikë.
Artikuj të ngjashëm