Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Raphinha thotë se u ndihmua nga Danilo në debutim

Futbollisti i Barcelonës, Raphinha, ka treguar se si mbrojtësi i Juventusit, Danilo, e ka ndihmuar atë në debutim te Brazili para një viti.

Ish-futbollisti i Leeds Unitedit debutoi me përfaqësuesen braziliane në tetor të vitit 2021, dhe tani synon të bëj vend edhe për Botërorin 2022.

“Kur ta kesh topin, vazhdo dhe mundohu t’i driblosh kundërshtarët, unë do të jem këtu për të të përmirësuar. Nëse e humb topin, unë do ta rifitoj atë dhe do ta jap sërish ty, që ti të provosh përsëri”, ka treguar Raphinha.

Raphinha ka shënuar tri gola në nëntë paraqitje me Brazilin.

Danilo 31-vjeçar, debutoi me Brazilin në vitin 2011 dhe ka një gol të shënuar në 45 ndeshje.

Në ndeshjen e fundit miqësore ndaj Ganës, Brazili fitoi 3:0, kurse Raphinha asistoi në golin e parë që e shënoi Marquinhos në minutën e nëntë.

Artikuj të ngjashëm