Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rangnick sqarohet me Martialin

Ralf Rangnick

Ralf Rangnick thotë se mosmarrëveshja e tij me sulmuesin Anthony Martial është zgjidhur pas bisedimeve që i ka pasur me francezin.

Trajneri i Manchster Unitedit pohoi se Martial, i cili po kërkon të largohet në afatin kalimtar të janarit, i tha atij se nuk donte të ishte në skuadër për ndeshjen e fundit ndaj Aston Villas.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kam pasur një bisedë personale me të për atë që ndodhi dhe si e pashë të gjithë situatën dhe çështja tani është zgjidhur”, deklaroi Rangnick.

Marital pritet të largohet nga “Djajtë e Kuq” pasi nuk është i kënaqur me minutazhën e ofruar.

Për shërbimet sulmuesit francez interesim të vazhdueshëm ka shprehur Juventusi.