Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ramosi mungon kundër Levantes

Foto: AP

Sergio Ramos do të mungojë në ndeshjen e Real Madridit kundër Levantes pasi është duke u shëruar nga lëndimi i gjurit.

Kontrata e Ramosit përfundon në muajin qershor, ndërsa 34-vjeçari ende nuk e ka nënshkruar kontratën e re me madrilenët.

Në stërvitjen e së premtes ka munguar edhe trajneri Zinedine Zidane, i cili është i infektuar me koronavirus dhe është ende në izolim.

Real Madridi aktualisht është në pozitën e dytë në La Ligën spanjolle.

Atletico Madridi është lider i elitës së futbollit spanjoll me shtatë pikë më shumë se përcjellësi i parë.