Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ramos shpreson që Neymari të largohet nga Barcelona

Sergio Ramos dëshiron që Neymari të largohet nga Barcelona, pasi do të kishte më pak problem për Real Madridin, transmeton Koha.net.

Neymari është lidhur me një kalim te PSG-ja, me klubin francez që është i gatshëm të paguajë klauzolën e lojtarit prej 222 milionë euro.

Këto komente Ramos i bëri pas miqësores së mbrëmshme ndaj Barcelonës në Majami, të cilën ekipi i tij e humbi 2-3.

“Shpresoj se ai do të largohet, do të ishte më pak problem për ne. Ndërrova fanellat me të dhe shpresoj se të jetë e fundit që ai e përdor te Barça”, është shprehur Ramos.