Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ramos: Do të fle më mirë nëse Barça humb

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos shpreson që Barcelona të pësojë humbje në Ligën e Kampionëve që ai të “fle më i qetë”.

Madridi siguroi një vend në çerekfinale të “Championsit” me fitoren 3 me 1 ndaj Napolit, duke kompletuar rezultatin e përgjithshëm 6 me 2 nga dy ndeshjet.

Rivali i përbetuar i Realit, Barça, sot do të përballet me Paris Saint-Germainin, ekipi i cili mposhti spanjollët 4 me 0 në ndeshjen e parë, ndërsa Ramosi do të donte që djelmoshat e Luis Enriques të eliminoheshin nga PSG-ja.

“Do të isha më i lumtur nëse Barcelona humb. Do të flija më mirë”, ka thënë Ramos.

Artikuj të ngjashëm