Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ramos kërkon fitore me çdo kusht ndaj Barcelonës

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos i di pasojat për një rezultat tjetër pos fitores në El Clasico.

Real Madridi është 11 pikë prapa Barcelonës në renditjen e La Ligas edhe pse ka një ndeshje më pak të zhvilluar, kurse dy skuadrat më të mëdha spanjolle të shtunën do të zhvillojnë El Clasicon e parë të stinorit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sergio Ramos pret që ‘Los Blancos’ ta shfrytëzojnë terrenin vendas në këtë sfidë dhe të fitojnë me çdo kusht për ta hapur sërish luftën për titull, pasi sipas tij çdo rezultat tjetër do ta bënte të vështirë për Realin që t’i afrohet katalanasve në kreun e tabelës, transmeton KP.

“Do të jetë një ndeshje e madhe. Nuk ka fjalë për ta përshkruar El Clasicon. Është një ndeshje krejt ndryshe nga të tjerat, mbi të gjitha është dueli më i rëndësishëm në botë”, është shprehur Ramos.

“Ne e kemi për obligim të fitojmë, duke u nisur edhe nga situata që kemi momentalisht dhe vetëm tri pikët mund të na kthejnë në luftë për titull”, ka theksuar ai.