Futbollistët shqiptarë vazhdojnë me paraqitje në Superligën e Zvicrës.
Të shtunën, Samir Ramizi asistoi për Neuchatel Xamaxin që barazoi 1:1 në udhëtim ndaj Zuerichut. Ndeshja ishte e vlefshme për javën e 23-të të kampionatit helvetik. Ramizi asistoi në golin e hershëm të Xamaxit.
Ramizi e Arbenit Xhemajli kompletuan ndeshjen te Xamaxi. Në stol qëndroi Liridon Mulaj.
Te Zuerichu nuk startoi asnjë futbollist shqiptar. Mirlind Kryeziu e Hekuran Kryeziu qëndruan në stol, ndërsa Benjamin Kololli luajti prej minutës së 81-të. Të tre janë reprezentues të Kosovës.
Edhe ndeshja mes Thunit dhe Luzernit përfundoi 1:1. Te Luzerni startuan Shkëlqim Demhasaj e Idriz Voca. Demhasaj u zëvendësua në minutën e 72-të, ndërsa Voca më herët, në minutën e 57-të.