Mbrojtësi francez Adil Rami mund t’i bashkohet skuadrës së Serie A së Italisë, Brescia, raporton “Corriere dello Sport” të mërkurën.
Rami 33-vjeçar është lojtar i lirë që kur u përjshtuar nga Olympique Marseille këtë verë. Ai ishte përjashtuar nga skuadra franceze pasi kishte munguar në një stërvitje për t'u paraqitur në një shou televiziv në Francë, transmeton “Koha Ditore”. Rami te Brescia do t'i bashkohet sulmuesit temperament Mario Balotelli.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBalotelli më herët këtë javë firmosi kontratë trivjeçare me skuadrën italiane. Po ashtu raportohet se Brescia po interesohet edhe për transferimin e mbrojtësit anësor italian Ignazio Abate.
Ky i fundit po ashtu është pa skuadër, pasi është liruar nga Milani këtë verë.
Rami gjatë karrierës më herët ka luajtur në Serie A për Milanin, ndërsa ka luajtur edhe në La Liga për Valencian e Sevillan dhe në Francë për Lillen e Marseillen.