Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ramaj sërish në portë, Ajaxi fiton thellë

Diant Ramaj

Diant Ramaj ka qenë sërish në portë tek Ajaxi që të dielën fitoi thellë në shtëpi ndaj Waalwijkut, 4:1.

Ndeshja i ka takuar xhiros së 18-të të elitës së futbollit holandez.

Brian Brobbey shënoi në minutën e nëntë për Ajaxin, ndërsa Michiel Kramer i barazoi shifrat në minutën e 15-të.

Brobbey shënoi edhe një herë tjetër në minutën e 35-të.

Kristian Hlynsson në minutën e 64-t dhe Steven Berghuis në minutën e 87-të, i shënuan dy golat tjerë.

Ajaxi ka 31 pikë në vendin e pestë.